Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Serbia nuk është ajo e periudhës para vitit 2000


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi se e kupton pakënaqësinë e qytetarëve të Serbisë me rezultatet e arritura pas 5 tetorit të vitit 2000, por theksoi se nuk është e vërtetë se Serbia është e njejtë ashtu siç ka qenë deri në vitin 2000.

“Nëse dikush thotë se nuk është i kënaqur, mund ta kuptoj, sepse nuk jam as unë, por është e pavërtetë se Serbia është sikur para vitit 2000”, tha zoti Tadiq, gjatë fjalimit në një takim të sotëm në Beograd.

Ky takim u mbajt në shenjë të shënimit të 10 vjetorit të rrëzimit të Sllobodan Millosheviqit.
XS
SM
MD
LG