Ndërlidhjet

Londër: Vdiq aktori britanik i popullarizuar në Shqipëri


Aktori britanik, Norman Wisdom, i njohur për rolet e tij humoristike në filma, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Familja e tij njoftoi se ai vdiq mbrëmë pas një sëmundjeje disamuajëshe.

Aktori Wisdom ishte njëri nga humoristët më të popullarizuar në Britani, pas Luftës së Dytë Botërore, për të cilin Çarli Çaplini njëher pat thënë se ishte “klouni i tij favorit”.

I ndjeri Wisdom ishte bërë figurë e kultit në Shqipëri, ku ai ishte i vetmi aktor perëndimor, filmat e të cilit lejoheshin që të shfaqeshin gjatë regjimit të diktatorit Enver Hoxha.

Por, Wisdom ishte i popullarizuar edhe në shumë vende të tjera komuniste.
XS
SM
MD
LG