Ndërlidhjet

Hungari: Gjendje e jashtëzakonshme për shkak të helmeve


Në Hungari është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në tri rajone të këtij vendi, pas rrjedhjes së një mase helmuese nga një fabrikë e aluminit.

Katër vetë, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më se 100 të tjerë janë lënduar.

Zyrtarët thonë se ky ishte aksidenti më i madh kimik në këtë vend.

Personeli ushtarak dhe helikopterët janë dërguar në këtë rajojn për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.

Hapësira e prekur është afro 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit Budapest.
XS
SM
MD
LG