Ndërlidhjet

Mitrovicë: Komandanti i KFOR-it e vizitoi policinë


Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler, e ka vizituar sot drejtorin rajonal të policisë së Kosovës në Mitrovicë, Sami Shabanaj, ka njoftuar Zyra për informim e policisë.

Zoti Shabanaj tha se policia e Kosovës është angazhuar në luftën kundër kontrabandës, me ç’rast, së bashku me Doganën e Kosovës, ka shënuar 130 raste të kontrabandës dhe ka inicuar kallëzime penale ndaj individëve të dyshuar.

Mëtutje, në njoftim theksohet se gjenerali Byhler e ka përgëzuar punën profesionale të policisë së Kosovës dhe ka ofruar mbështetje të KFOR-it në përmirësimin e situatës së sigurisë.

Komandanti i KFOR-it, së bashku me nënkolonelin Shabanaj, kanë vizituar edhe komandantin e stacionit policor në veri të Mitrovicës, kapitetin Kragoviq.

Kragoviq tha se është përmirësuar gjendja e rendit publik dhe ka theksuar se veprat penale me karakter të urrejtjes ndëretnike kanë shënuar një rënie të dukshme, në krahasim me çdo periudhë kohore.
XS
SM
MD
LG