Ndërlidhjet

Shtohen masat e sigurisë në veri


Autoritetet ndëkrombëtare dhe vendore të sigurisë kanë bërë të ditur se do të shtojnë masat e sigurisë në veriun e Kosovës.

Këto masa, sipas krerëve të KFOR-it, EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, ndërmerren pas incidenteve të shtuara në veri në javët e fundit.

Njoftimi u bë i ditur në një konferencë të përbashkët për gazetarë të komandantit të KFOR-it, Erhard Byhler, të shefit të policisë së EULEX-it, Udo Karl- Heinz Möller dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi.

“KFOR-i do të rrisë praninë me postblloqe dhe patrullime, me qëllim që të ofrojë stabilitet, siguri dhe liri të lëvizjes. Masat do të ndërmerren edhe në veri, edhe në jug. Operacionet e përbashkëta të krëyera nga ne, kanë për qëllim që të tejkalohen këto situata sfiduese të sigurisë në veri”, tha komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler.

Me këto masa është njoftuar edhe Beogradi zyrtar.
XS
SM
MD
LG