Ndërlidhjet

Nju Jork: Sulmuesi me bombë u dënua me burgim të përjetshëm


Shtetasi amerikan Faisal Shahzad, me origjinë nga Pakistani, që është përpjekur ta aktivizoj makinën – bombë në Menhetën të Nju Jorkut, sot është dënuar me burgim të përjetshëm.

Shahzad, 31 vjeçar, e pranoi fajin në muajin qershor lidhur me sulmin e dështuar më 1 Maj në Tajms Skuer të Nju Jorkut.

Faisal Shahzad u ka tërhequr vërejtjen amerikanëve, pak para se të dënohej, se “lufta me myslimanët posa ka filluar” dhe theksoi se “disfata e Shteteve të Bashkuara është e pashmangshme dhe do të ndodhë në të ardhmen e afërt”.

Shahzad pat thënë se talibanët në Pakistan e kishin furnzuar atë me më tepër se 15 mijë dollarë dhe me stërvitje pesëditëshe për eksploziv, në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, disa muaj pasi ishte bërë shtetas i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG