Ndërlidhjet

logo-print

Hungari: Rrjedhja e helmeve mund të jetë e shkaktuar nga gabimi


Qeveria e Hungarisë thotë se rrjedhja e materjes helmuese në pjesën perëndimore të këtij vendi, ndoshta është shkaktuar nga gabimi njerëzor dhe se nuk ka shenjë të shkaqeve natyrore.

Hungaria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tri rajone, pasi një valë e materjes helmuese, nga një fabrikë e aluminimit, ka rrjedhë në disa fshatra.

Kjo valë ka shkaktuar vdekjen e katër njerëzve dhe plagosjen e afro 120 të tjerëve.

Zyrtarët kanë thënë se ky ishte incidenti më i madh kimik në këtë vend.

Pjesëtarët e ushtrisë dhe helikopterët janë dërguar në këto rajone për të ndihmuar në përpjekjet për shëptim. Rojoni i prekur është 150 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Bugapest.

Kryeministri Viktor Orban, tha sot se nuk ka kërcënim nga rrezatimi në këto rajone.
XS
SM
MD
LG