Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Hillari Klinton viziton Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitoj Ballkanin, javën e ardhshme, para se të ndalet në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.

Gjatë udhëtimeve të saj, prej 11 e deri më 14 të këtij muaji, zonja Klinton, do të qëndroj në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, për tu takuar me liderët dhe qytetarët, për “ta theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e të gjitha shteteve ballkanike në arritjen e aspiratave të tyre për integrim të plotë në komunitetin evropian dhe evro-atlantik”, theksohet mëtutje në njoftim.

Në Bruksel, zonja Klinton, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s dhe do të takohet me presidentin e BE-së, Herman Van Rompej dhe me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.
XS
SM
MD
LG