Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Cisternat me karburant për NATO-n janë ndezur


Së paku tetë cisterna me karburant për NATO-n në Afganistan janë ndezur nga personat e armatosur në Pakistan.

Policia tha se sulmuesit e kanë vrarë një shofer, gjatë sulmit i cili ndodhi në qytetin jug-perëndimor, Quetta.

Ky ishte sulmi më i ri në kamionat me furnizime për NATO-n në Afganistan, prej se Pakistani e mbylli kalimin kryesor kufitar për forcat ndërkombëtare javën e kaluar.

Vendimi i Pakistanit për ta mbyllur vend kalimin Torkham ishte një reagim i qartë ndaj sulmeve të dyshuara të NATO-s në territorin e tij. Nga një sulm i tillë u vranë tre ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG