Ndërlidhjet

SHBA: Fillon procesi i parë civil për të burgosurin në Guantanamo


Procesi i parë civil për ish të burgosurit në burgun amerikan në Guananamo Bej, Ahmed Khalfan Ghaliani, pritet të filloj sot në Nju Jork.

Ky proces gjyqësor shihet si provë e përkushtimit të presidentit amerikan, Barak Obama, për mbylljen e burgut amerikan në Kubë.

Ghaliani, shtetas i Tanzanisë, është i akuzuar për rol kryesor në vrasjen e 224 njerëzve gjatë sulmit me bomba në ambasadat amerikane në Tanzani dhe në Keni, në vitin 1998.

Ai është i akuzuar për furnizim me kamion dhe eksploziv, që ishin përdorë në sulmin në Tanzani, dhe se ka shërbyer si ndihmës i Osama bin Ladenit.

Ghaliani ishte arrestuar në Pakistan në vitin 2004.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të pëjetshëm.

Derisa të burgosurit e tjerë ishin gjykuar në proceset e komisioneve ushtarake, Ghaliani është i burgosuri i vetëm i Guantanamos, procesi i të cilit mbahet në gjykatë civile.
XS
SM
MD
LG