Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për cisternat


Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit në Pakistan, kundër cisternave me karburant për NATO-n në Afganistan.

Policia tha se personat e armatosur e sulmuan dhe ia futën zjarrin, konvojit me disa cisterna me karburant në qytetin jug-perëndimor, Quetta.

Zëdhënësi i talibanëve në Pakistan, Azam Tariq, tha se sulmi i sotëm ishte kryer nga militantët lokalë.

Ky ishte sulmi më i ri në kamionat me furnizime për NATO-n në Afganistan, prej se Pakistani e mbylli kalimin kryesor kufitar për forcat ndërkombëtare javën e kaluar.

Vendimi i Pakistanit për ta mbyllur vend kalimin Torkham, ishte një reagim i qartë ndaj sulmeve të dyshuara të NATO-s në territorin e tij. Nga një sulm i tillë u vranë tre ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG