Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pajtimi në Afganistan i vështirë pa presion ushtarak


Pentagoni thotë se me gjasë ende është shumë herët të filloj procesi i integrimit të sërishëm të luftëtarëve talibanë në shoqërinë afgane.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morell, tha se sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, kishte besuar se Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, dhe forcat e sigurisë afgane, duhet të bënin më tepër progres në arritjen e sigurisë në terren.

Zëdhënësi Morell nuk tha se sa gjatë ndoshta duhet të vazhdojnë luftimet, para se pajtimi serioz të përparoj, por theksoi se NATO-ja po e shtonte presionin kundër talibanëve dhe se siguria në terren po shtohej.
XS
SM
MD
LG