Ndërlidhjet

Bruksel: Fillon samiti Bashkimi Evropian – Kina


Në Bruksel sot hapet samiti Bashkimit Evropian – Kina.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, tha se për 35 vitet e kaluara, është krijuar një “partneritet i fortë, i bazuar në qëllimet e përbashkëta politike ndhe interesat ekonomike”.

Mëtutje, ai theksoi:

“Marrëdhëniet komerciale dhe ekonomike Bashkimi Evropian – Kina, janë ndër më të rëndësishmet në botë dhe janë shndërruar në burim madhor të mirëqenies, punës, zhvillimit, inovacioneve, për të dy palët”, tha sot zoti Barroso, në ceremoninë e pritjes së kryeministrit kinez, Wen Jiabao, në Bruksel.

Pritet që liderët e BE-së do të kërkojnë nga Kina, që të lejoj rritjen e monedhës juan më shpejtë.

Liderët e BE-së dhe ata të Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se juanin e mbanë nën vlerën reale, për ta bërë më të lirë eksportin e vet.
XS
SM
MD
LG