Ndërlidhjet

Jemen: Sulm në makinën e diplomatit britanik


Zyra e jashtme britanike ka konfirmuar se ka ndodhur një sulm në të cilin ishte e involvuar një veturë e Ambasadës së Britanisë në Jemen.

U tha se me këtë rast një punonjës i Ambasadës ka pësuar lëndime të vogla.

Më herët gjatë ditës së sotme, policia e Jemenit dhe dëshmitarët, thanë se makina britanike ishte në shënjestër të sulmit me granatë. Nga ky sulm u plagosën tre vetë në kryeqytetin Sana.

Në muajin prill, një sulmues vetëvrasës e sulmoi konvojin e ambasadorit britanik në Sana, duke i plagosur tre kalimtarë të rastit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e pat marrë dega lokale e al – Kaidës në Gadishullin Arab.
XS
SM
MD
LG