Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar se derdhja e mbetjeve toksike në Hungari, mund të shndërrohet në katastrofë ekologjike edhe për vendet tjera.
Zëdhënësi Xho Henon tha se BE-ja është e gatshme që të ndihmojë nëse katastrofa merr përmasa më të mëdha.
Nga rrjedhja e djeshme e humbën jetën katër vetë, gjashtë konsiderohen të zhdukur, dhe afro 120 u lënduan, shumica prej tyre me djegie.
Mbetjet toksike rrodhën pas çarjes së rezervoarit në një fabrikë të aluminit në Ajka, 160 kilometra në jug-perëndim të Budapestit.
Ekipet emergjente po bëjnë përpjekje që materja të mos depërtoj në Danub.