Ndërlidhjet

Euro vazhdon rritjen përballë dollarit



Valuta e përbashkët 16 vendeve të Bashkimit Evropian është rritur sot në 1,3873 dollarë nga 1,3859 sa ishte një ditë më parë.

Kjo është vlera më e lartë e euros ndaj dollarit amerikan prej 3 shkurtit të këtij viti.

Muajin e kaluar euro u forcua për 7 %, ndërsa gjatë tetorit për 1.5 %.

Tregtarët flasin për "luftë botërore të valutave", në të cilën vendet përpiqen që ta dobësojnë valutën e tyre.

Japonia dhe Brazili e kanë nënvleftësuar valutën e tyre, por kjo nuk pritet të ndodhë nga autoritetet e Bashkimit Evropian, gjë që ndihmoi rritjen e shpejtë të euros.
XS
SM
MD
LG