Ndërlidhjet

IHT: “Detyrimi për të ndërhyrë”


Dëbimi i romëve...

Dëbimi i romëve...

“International Herald Tribune”


Që nga muaji gusht, Qeveria e Francës është përballur me kritika të forta ndërkombëtare për dëbimin e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve romë nga toka franceze.

Çfarë ishte reagimi i ministrit të Jashtëm, Bernard Kushner? Çuditërisht, ishte i pasigurt dhe i papritur nga një njeri që ndihmoi themelimin e “Mjekëve pa Kufij” dhe kodifikoi si ligj ndërkombëtar detyrimin për të ndërhyrë në punët e kombeve të tjera, në momente të krizës së rëndë humanitare.

Me lajmin që Bashkimi Evropian do të nisë procedura ligjore kundër Francës dhe që Kosova duket të jetë ndalesa e fundit për shumë romë të deportuar, shqetësimet janë në rritje.

Të gjitha këto çështje kanë të bëjnë me nocionin e ndërhyrjes humanitare – një koncept ky për të cilin Kushner ka shërbyer si zëdhënës i botës. Fakti që romët e dëbuar tani do ta gjejnë veten në Kosovë, përbën një ironi të zymtë: Një Kosovë e pavarur ishte pjesërisht ‘krijesë’ e Kushnerit.

Kushneri, në vitet 1990, jo vetëm që nxiti ndërhyrjen e armatosur për të ndaluar veprimet e Serbisë në Kosovë, por ai gjithashtu shërbeu si guvernatori i parë i përkohshëm i këtij vendi. Kjo ishte, siç kishte thënë dhe ai vetë, “koha më e lumtur e jetës sime”.

Por, këto kohë kanë kaluar. Si ministër i Jashtëm i Francës, Kushner tani është shënjestër e kritikave të njëjta, që ai vetë kishte shprehur gjatë krizës në Kosovë, Ruandë dhe Darfur.

Por, realiteti, thuajse si gjithmonë, është i hidhur. Romët paraqesin një numër sfidash për vetëperceptimin e Bashkimit Evropian. Përveç urrejtjes, mosbesimit dhe dhunës që shtetet evropiane kanë ushtruar ndaj tyre përgjatë shekujve, romët gjithashtu kanë qenë të prirë t’i rezistojnë integrimit. T’i ndëshkosh ata në mënyrë kolektive, ashtu siç ka bërë Qeveria e Sarkozit, është shumë e turpshme.

E ashtuquajtura “Dekadë e Përfshirjes së Romëve”, e nisur në vitin 2005, është projektuar për t’iu mundësuar burokratëve të Bashkimit Evropian të flenë pa merak gjatë natës.

Në vend të kësaj, BE-ja duhet të krijojë një formë më kuptimplote të ndërhyrjes humanitare. Udhëheqësit duhet të këmbëngulin në atë lloj intervenimi, të cilin dr Kushner ka përkrahur para se të përziente humanitetin dhe luftën – atë lloj intervenimi që do të çonte në një kontinent evropian pa kufij. (v.t.)
XS
SM
MD
LG