Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev në Algjeri diskuton armatimin, energjinë



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev mbërriti sot në Algjeri për bisedime që do të fokusohen në armatimin dhe energjinë.

Gjatë vizitës një ditore, ai do të takojë presidentin Abdelaziz Buteflika dhe udhëheqësit tjerë të lartë.

Lidhjet e Rusisë me vendin e Afrikës Veriore datojnë nga koha sovjetikie, kur Moska ishte furnizuesi kryesor i saj me armë.

Dy vendet gjithashtu janë pjesë e Forumit të Vendeve Eksportuese të Gazit, grupim i prodhuesve kryesorë të gazit natyror.
XS
SM
MD
LG