Ndërlidhjet

logo-print

Çekia miratoi tërheqjen graduale të trupave nga Kosova



Qeveria e Çekisë e miratoi sot planin e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandr Vondra për tërheqjen graduale të trupave çeke nga Kosova.

“Në Kosovë vijmë në fazën e zvoglimit gradual të forcave, theksoj gradual. Nuk bëhet fjalë për largim të menjëhershëm”, deklaroi Vondra pas mbledhjes së qeverisë.

Plani parasheh që deri në fund të tetorit Çekia të tërheqë pjesën më të madhe të bataljonit me rreth 500 ushtarë, ndërsa në Kosovë të mbeten vetëm 90 trupa çeke në kuadër të KFOR-it.

Nga janari i vitit të ardhshëm, ky numër do të zvogëlohet në 60 ushtarë.

Plani i qeverisë parasheh rritjen e numrit të trupave në Afganistan për 200 të tjerë.
XS
SM
MD
LG