Ndërlidhjet

Policia afgane sekuestron 'eksploziv nga Irani'



Policia e Afganistanit tha se ka sekuestruar afro 20 tonë ekploziv që ishin importuar nga Irani fqinj.

Materiet shpërthyese janë zbuluar në kutitë, në të cilat kishte mbishkrime "ushqim, lodra dhe sende shtëpiake".

Një zyrtar i policisë tha se eksplozivi ishte zbuluar të martën në zyrat e doganave në provincën perëndimore Nimroz.

Bombat e sajuara nga municionet dhe eksplozivët e vjetër janë armët më më vdekjeprurëse që i përdorin talibanët kundër trupave ndërkombëtare në Afganistan, dhe shkaktojnë shumicën e viktimave ushtarake.
XS
SM
MD
LG