Ndërlidhjet

Taxhikistan: Rrëzohet helikopteri, humb jetën ekuipazhi



Ekuipazhi katër anëtarësh e ka humbur jetën dhe tre ushtarë janë plagosur kur helikopteri Mi-8 i gardës kombëtare të Taxhikistanit u rrëzua në lindje të vendit.

Agjencitë e lajmeve raportuan se helikopteri u rrëzua gjatë një misioni në rajonin ku po zhvillohen operacionet e trupave qeveritare kundër grupeve të armatosura ilegale.

Agjencia ruse Itar-Tass njoftoi se defekti teknik mund të jetë njëri nga shkaqet e rrëzimit të helikopterit.
XS
SM
MD
LG