Ndërlidhjet

KB: 22 vende përballen me krizë të tejzgjatur të ushqimit



Agjencitë e Kombeve të Bashkuara thonë se 166 milionë njerëz në 22 vende vuajnë nga uria kronike apo nga vështirësia për të gjetur ushqim të mjaftueshëm, si pasojë e krizës së tejzgjatur të ushqimit.

Agjencia për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) dhe Programi Botëror i Ushqimit, thanë në raportin më të ri se luftërat, katastrofat natyrore dhe institucionet e dobëta të qeverisjes, kanë kontribuar për vazhdimin e gjendjes së mjerueshme në 22 vende, përfshirë Afganistanin, Irakun dhe Taxhikistanin.

Muajin e kaluar FAO vlerësoi se në botë ka 925 milionë njerëz të uritur.
XS
SM
MD
LG