Ndërlidhjet

Taxhikistan: 26 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit



Të paktën 22 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Taxhikistanit dhe katër anëtarë të ekuipazhit e kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit të Gardës Kombëtare në rajonin Rasht, 195 km në lindje të kryeqytetit Dushanbe.

Zëdhënësi i Gardës Kombëtare, Sodik Shehov, i tha Radios Evropa e Lirë se hetimet kanë sugjeruar se rrëzimi mund të jetë pasojë e problemeve teknike.

Ai tha se katër persona janë hospitalizuar.

Forcat e qeverisë taxhike kanë nisur një operacion special kundër ish luftëtarëve të opozitës në rajonin Rasht, pas sulmit në 19 gusht kur u vranë 26 pjesëtarë të ushtrisë.
XS
SM
MD
LG