Ndërlidhjet

SHBA kërkojnë falje për sulmin në Pakistan




Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Pakistan ka kërkuar falje për sulmin me helikopter, në të cilin u vranë tre ushtarë pakistanezë afër kufirit me Afganistanin.

Në një deklaratë, ambasadorja En Paterson tha se hetimet e përbashkëta kanë treguar se helikopterët amerikanë i kanë ndjekur ushtarët duke menduar se janë kryengritës.

Pakistani tha se në sulmin në 30 shtator u vranë tre ushtarë dhe tre u plagosën. Deklarata e Paterson thotë se dy ushtarë janë vrarë dhe katër janë plagosur.

Pas këtij incidenti, Pakistani e mbylli vendkalimin kryesor Torkham, përmes të cilit kalon pjesa më e madhe e furnizimeve për në Afganistan.

Ndërkohë, Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin e sotëm kundër tetë cisternave me karburant për NATO-n në Afganistan.

Policia tha se personat e armatosur e sulmuan dhe i vunë zjarrin konvojit me disa cisterna me karburant në qytetin jug-perëndimor, Quetta.
XS
SM
MD
LG