Ndërlidhjet

BE, Kina zotohen për bashkëpunim por dallimet mbeten



Bashkimi Evropian dhe Kina janë zotuar sot që ta rritin bashkëpunimin e ndërsjellë në samitin në Bruksel.

Por, në deklaratën e tij të hapjes, kryeministri kinez Ven Xhiabao tha se "ende ka një numër çështjesh të rëndësishme që kanë mbetur të pazgjidhura për një kohë të gjatë".

"Kjo nuk është në interesin e të dy palëve", tha Xhiabao.

Diplomatë të paemëruar citohen të kenë thënë se udhëheqësit kanë bërë pak progres në pikat kryesore të mospajtimeve, ndërsa vetë udhëheqësit i anuluan konferencat për shtyp pas takimit, duke thënë se nuk kanë kohë.

Pritej që liderët e BE-së t’i kërkojnë Kinës të lejojë rritjen e vlerës së monedhës juan më shpejtë.

Liderët evropianë dhe amerikanë thonë se Kina e nënvleftëson valutën për ta bërë më të lirë eksportin e vet.
XS
SM
MD
LG