Ndërlidhjet

FMN: Kina i prin rimëkëmbjes ekonomike



Kina dhe ekonomitë e mëdha në zhvillim do t’i prijnë rritjes globale, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Parashikohet që Kina të ketë rritje prej 10.5 % këtë vit, e ndjekur nga Brazili me 7.5 %.

FMN parashikoi se ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të rritet për 2.6 % këtë vit.

Fondi gjithashtu parashikon që 16 vendet e eurozonës të kenë rritje ekonomike prej 1.7 %.

Por, FMN gjithashtu tha se më shumë se 210 milionë njerëz në botë janë pa punë, që është për 30 milionë më shumë se në vitin 2007 para fillimit të recesionit.
XS
SM
MD
LG