Ndërlidhjet

Sot mbushen 4 vjet nga vrasja e gazetares Ana Politkovskaja



Sot mbushen katër vjet nga vrasje e gazetares ruse Ana Politkovskaja.

Kritikja e presidentit të atëhershëm Vladimir Putin dhe e politikave të tij në Çeçeni, u vra në hyrje të banesës së saj në Moskë, në atë që përkrahësit e saj e quajnë vrasje të kontraktuar.

Të kritikuar për mënyrën e trajtimit të rastit, kreu i hetuesisë në Rusi tha se do të ndërmarrë një kërkim të gjerë, përfshirë Interpolin, për vrasësin e dyshuar, Rustam Mahmudov.

Hetuesia tha se do t’i vazhdojë hetimet deri në shkurt.

Aktivistët për të drejtat e njeriut në Rusi thonë se ngecja në hetime tregon se në Rusi vrasjet mund të kryehen pa u ndëshkuar.
XS
SM
MD
LG