Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë i ka zvogluar shifrat për derdhjen e naftës



Shtëpia e Bardhë i ka bllokuar përpjekjet e shkencëtarëve federalë për t’i treguar opinionit sesa e rëndë ka qenë derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës.

Zbulimi vjen nga paneli i emëruar nga presidenti amerikan Barak Obama për ta hetuar derdhjen më të madhe të naftës në det në historinë amerikane.

Komisioni kombëtar zbuloi se në prill apo fillim të majit, zyra e buxhetit në Shtëpinë e Bardhë e ka refuzuar kërkesën e Administratës Kombëtare të Oqeaneve dhe e Atmosferës për t’i publikuar pasojat nga derdhja e naftës.
XS
SM
MD
LG