Ndërlidhjet

logo-print

Klinton përjashton mundësinë për nënpresidente në zgjedhjet 2012



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i hodhi poshtë sipas të cilave, presidenti Barak Obama e shqyrton mundësinë që ta marrë si kandidate për nënpresidente në zgjedhjet në vitin 2012.

Klinton tha se kjo "absolutisht nuk i intereson".

Autori i librit "Luftërat e Obamës", Bob Vudvord, deklaroi për CNN se është i mundur kombinimi Obama-Klinton, dhe shtoi se besohet që ajo do të sjellte energji në fushatën për zgjedhjet 2012, sidomos në mesin e grave.

Sipas Vudvord, nënpresidenti aktual Xho Bajden do të merrte postin e Sekretarit të Shtetit.

Në një konferencë të grave afariste në Uashington, Klinton tha se nënpresidenti Bajden e bën "shkëlqyeshëm" punën e tij, dhe se ajo "absolutisht nuk ka interes dhe nuk ka arsye të punojë diçka tjetër".

"Të dy jemi shumë të lumtur me atë që e bëjmë", ka thënë Klinton.
XS
SM
MD
LG