Ndërlidhjet

Mishel Obama, gruaja më e fuqishme në botë



Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Mishel Obama, është zgjedhur gruaja më e fuqishme në botë për këtë vit nga revista "Forbes".

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vjet ishte në krye të listës, është radhitur e katërta, ndërsa Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton e pesta.

Drejtoresha ekzekutive e kompanisë "Kraft Foods", Irene Rosenfeld, dhe udhëheqësja televizive Oprah Winfrey e mbajnë vendin e dytë, përkatësisht të tretë.

Sipas listës së revistës "Forbes", tetë nga 10 gratë më të fuqishme në botë vijnë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG