Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një komandant i talibanëve dhe 7 militantë



NATO-ja tha se një udhëheqës i talibanëve dhe shtatë bashkëpunëtorë të tij janë vrarë në sulmin nga ajri dhe operacionin tokësor në Afganistanin verior.

Aleanca tha se Maulavi Xhauadullah u vra të mërkurën në provincën Takhar.

Ai akuzohet për ndërlidhje me vdekjen e fundit të 10 policëve afganë në provincën fqinje, Kunduz.

NATO gjithashtu njoftoi se Mullah Ismail, një "pushtetar taliban" në provincën veriperëndimore Bagdis, dhe një udhëheqës i lartë taliban janë vrarë të mërkurën.
XS
SM
MD
LG