Ndërlidhjet

logo-print

NATO rrit sigurinë në veri të Kosovës



NATO tha se ka shpërndarë më tepër paqëruajtës në veri të Kosovës, si reagim ndaj incidenteve të dhunshme që kanë përfshirë këtë pjesë të vendit, transmeton AP.

Zëdhënësi i forcave, kapiteni Hans Wichter, tha se paqëruajtësit po vendosin postblloqe në rrugën kryesore që lidh Kosovën me Serbinë për të kërkuar armët.

Rritja e masave të sigurisë pasditen e së mërkurës vjen si pasojë e incidenteve të dhunshme ndërmjet shqiptarëve dhe pakicës serbe.

Por, ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se forca paqëruajtëse po "përpiqet t'i provokojë serbët që të reagojnë", dhe e fajësoi NATO-n se po udhëheq "një luftë propagandistike".
XS
SM
MD
LG