Ndërlidhjet

Jarinë: Protestë kundër vendosjes së antenave


Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në Jarinë për të kundërshtuar vendosjen e një antene për komunikim, i cili do t’i shërbente misionit të EULEX-it.

Lajmin e bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskomandant i policisë rajonale në Mitrovicë, Ergin Mediq.

“Në Jarinë kemi protestë të qytetarëve të Leposaviqit. Diku reth 30- 50 njerëz janë në Jarinë. Protesta është e qetë, nuk ka asnjë akt dhune dhe sipas informacioneve tona, arsyeja e protestës është vendosja e antenës për komunikim e vendosur në portën 1 dhe e cila shërben për komunikim të EULEX-it”, tha Mediq.

Që nga aksioni i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit për heqjen e antenave dhe pajisjeve tjera të operatorëve ilegalë serbë në territorin e Kosovës, në veriun e vendit ka pasur një numër shpërthimesh, që cak kishin antenat e operatorëve legalë kosovarë.
XS
SM
MD
LG