Ndërlidhjet

Daçiq: Lufta kundër krimit në Kosovë të mos politizohet


Ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se policia e mbështet luftën kundër kriminalitetit në veri të Kosovës, por aty nuk duhet të ketë “politizim”.

Daçiq u tha sot gazetarëve në Beograd, se EULEKS-i në aksionet e veta duhet ta ketë “baraspeshën”, përkatësisht të arrestoj kriminelë në të gjitha pjesët e Kosovës.

Sipas fjalëve të tij, policia e EULEKS-it nuk e ka informuar ministrinë e brendshme të Serbisë për arrestimet në pjesën veriore të Kosovës, por këtë e ka bërë pas këtyre aksioneve.

Ministri Daçiq tha se Serbia e mbështet luftën kundër kriminalitetit dhe se destabilizimi i situatës në veri të Kosovës, nuk duhet të ndodhë, nëse me të vërtetë është fjala për arrestimin e kriminelëve.
XS
SM
MD
LG