Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Testim i suksesshëm i raketës Bulava


Ushtria e Rusisë sot njoftoi se me sukses e ka testuar raketën e avancuar balistike, nga një nëndetëse atomike, pas një serie të dështimeve, që i kishin rritur dyshimet për këtë program.

Minsitria e mbrojtjes tha se Marina e kishte lansuar raketën Bulava afër kufirit me Finlandën në gadishullin Kamçatka, në Lidnjen e Largët të Rusisë.

Mediat ruse kanë raportuar se raketa e gjatë 12 metra dhe e rëndë 37 tonelata, e konstruktuar për bartjen e kokave luftarake dhe shmangien e sistemeve mbrojtëse, në 12 testet e deritashme, kishte dështuar 7 herë.
XS
SM
MD
LG