Ndërlidhjet

Londër: Shfaqet TV drama me rrëmbimin e Princit Harry


Një stacion televiziv britanik do ta transmetoj një dramë, ku përshkruhet rrëmbimi fiksional i Princit Harry, nga kryengritësit në Afganistan.

Programi 90 minutësh, me titullin “Marrja e Princit Harry”, që do të transmetohet më 21 të këtij muaji, e tregon aktorin që e luan rolin e princit, që mbahet prapa linjave të armikut, derisa zhvillohen negociatat për lirimin e tij.

Harry, 26 vjeçar, është i treti në linjën për fronin mbretëror dhe aktualisht është oficer ushtarak.

Ai njëherë kishte shërbyer në Afganistan dhe thotë se dëshiron të kthehet atje.
XS
SM
MD
LG