Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës u vra një ushtar gjerman


Nga një sulm vetëvrasës, në pjesën veriore të Afganistanit, është vrarë një ushtar gjerman dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë njoftoi se dy ushtarë të plagosur janë në gjendje serioze.

Sulmi ndodhi sot në Puli Khumri të provincës Baghlan.

Me më se 4500 trupa, Gjermania është vendi i tretë për nga nurmi i ushtarëve në Forcën ndërkombëtare të NATO-s, e cila po lufton kundër talibanëve në Afganistan.

Trupat gjermane janë të vendosura në pjesën veriore të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG