Ndërlidhjet

Moskë: U përkujtua gazetarja e vrarë Politkovskaja


Në vendin ku para katër vitesh ishte vrarë gazetarja investigative, Ana Politkovskaja, në Moskë, janë vendosur lule të freskëta.

“Njerëzit që e urdhëruan dhe e kryen vrasjen mbeten të lirë”, brohoriste turma, që përbëhej kryesisht nga aktivistët për të drejtat e njeriut dhe kundërshtarët e qeverisë ruse.

Ana Politkovskaja, kritike e presidentit të atëhershëm, Vlladimir Putin, dhe e politikave të tij në Çeçeni, ishte vrarë në ndërtesën ku banonte. Mbështetësit e saj thanë se kjo ishte vrasje e porositur.

Zyra e hetuesit kryesor të Rusisë, që ishte kritikuar për këtë rast, njoftoi se e kishte filluar një kërkim në gjithë botën për vrasësin e dyshuar, Rustam Makhmudov.

Kjo zyrë tha se po e zgjeronte hetimin për vrasjen e gazetares deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG