Ndërlidhjet

Zagreb: Vdiq ish politikanja kroate, Milka Pllaninc


Ish politikanja kroate, Milka Pllaninc, dikur e vetmja femër kryeministre në ish Jugosllavinë komuniste, ka vdekur në Zagreb, në moshën 85 vjeçare, ka njoftuar familja e saj.

Ajo vdiq sot në një spital në Zagreb, pas një sëmundje të gjatë.

Prej muajit maj të vitit 1982, ajo për katër vite, ishte kryeministre e ish Jugosllalvisë komuniste. Gjatë kësaj periudhe, qeveria e atëhershme jugosllave, kishte miratuar programin e masave të ashpra ekonomike, që synonin pagesën e borxhit të jashtëm.
XS
SM
MD
LG