Ndërlidhjet

Austri: Autoritetet i dëbuan motrat binjake në Kosovë


Autoritetet e Austrisë i kanë kthyer motrat binjake tetë vjeçare në Kosovë, megjithë protestat.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Rudolf Gollia, tha se motrat ishin kthyer sot me aeroplan me babain e tyre.

Nëna e tyre, që është nën kujdesin psikiatrik, mbetet në Austri.

Të katër anëtarët e familjes jetuan në Austri prej vitit 2004, por janë dëbuar pasi nuk u është dhënë azili, ndërsa ata kishin refuzuar të largohen nga Austria për në Kosovë.

Kritikët thonë se dëbimi dhe fakti se vajzat ishin marrë në arrest, ishte i pashpirtë dhe jonjerëzor.

Por ministrja e brendshme, Maria Fekter, tha se ajo kishte vepruar sipas ligjit dhe se fëmijët ishin me babain e tyre.

Agjencia AP, e cila nuk e jep mbiemrin e kësaj familjeje, raporton se fati i saj ishte i ngjashëm me atë të vajzës së re, Arigona Zogaj, e cila, në muajin korrik, e kishte humbur betejën e saj tetëvjeçare, për të mbetur në Austri.
XS
SM
MD
LG