Ndërlidhjet

KE: Të ndalet kthimi i romëve në Kosovë


Këshilli i Evropës tha sot se ishte i “tmerruar” nga “retorika kundër romëve”, e cila çoi në dëbimin masiv të imigrantëve romë nga disa vende anëtare të saj.

Në rezolutën e cila ishte mbështetur nga pjesa më e madhe e anëtarëve, Këshilli i Evropës, poashtu, ka kërkuar ndaljen e kthimit të imigrantëve romë në Kosovë, duke thënë se së pari duhet të garantohet siguria e tyre dhe kushtet përkatëse të jetës.

Por, gjatë debatit, asnjëri prej vendeve evropiane, që i kanë dëbuar romët në vendet e tyre ose planifikojnë ta bëjnë këtë, siç janë Franca, Italia apo Gjermania, nuk janë përmendur në mënyrë specifike.

Por, Komiteti i Këshillit për migrim, muajin e kaluar, i ka bërë thirrje Gjermanisë, që t’i pezulloj planet e saj për kthimin e afro 8500 romëve në Kosovë, duke thënë se ata nuk duhet të dëbohen, derisa “të dëshmohet se ata mund të jetojnë në siguri dhe në mënyrë të qëdnrueshme”.
XS
SM
MD
LG