Ndërlidhjet

Holandë: Po, për një qeveri të mbështetur nga anti-islamistët



Mbretëresha e Holandës Beatris ka kërkuar nga partia liberale VVD e drejtuar nga Mark Rut të krijojë një qeveri të pakicës, të mbështetur dhe nga partia e politikanit anti-islamik Gert Uilders.

Partia e Lirisë e Uildersit nuk do të jetë pjesë e qeverisë, por do të mbështesë koalicionin e qendrës së djathtë në parlament.

Uilders, i cili gjithë fushatën e tij e bazoi në dhënjen fund të imigracionit mysliman dhe ndalimin e ferexhesë në Holandë, ka dalë para drejtësisë të hënën nën akuzat për nxitjen e urrejtjes.

Partia e Lirisë në zgjedhjet e qershorit fitoi 24 vende në parlamentin me 150 ulëse, duke u renditur si partia e tretë.
XS
SM
MD
LG