Ana Çepman, spiunja e Rusisë që ishte pjesë e spiunëve të shkëmbyer mes Uashingtonit e Moskës, është shfaqur për herë të parë në publik që nga vajtja në Rusi.
Ajo është parë në kozmodromin e Bajkonurit në Kazakistan, ku janë nisur mëngjesin e sotëm tre astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Gazetarët thanë se ajo ishte aty si këshilltare e presidentit të bankës kryesore ruse.