Ndërlidhjet

Disidenti kinez merr çmimin Nobel për Paqe


Komiteti norvegjez i Nobelit, sapo njoftoi, se çmimi Nobel për Paqen për vitin 2010 i jepet disidentit kinez, Lio Xiaobo.

Me rastin e dhënjes së çmimit përfaqësuesi i Komitetit të Nobelit kërkoi nga Kina që bashkë me zhvillimin ekonomik të fillojë të respektojë dhe të drejtat e njeriut. Statusi i ri i Kinës si fuqi ekonomike duhet të shkojë në përputhje dhe me të drejtat e njeriut në mënyrë që banorët e Kinës të gëzojnë

Xiaobo prej 20 vitesh është i angazhuar për të drejtat e njeriut në Kinë. Ai ka qenë pjesëmarrës në protestat në sheshin Tianmen dhe nismëtar i Kartës 08. Aktualisht ai gjendet në burg. Kina zyrtare më herët i ka tërhequr vërejtjen Komitetit të Nobelit kundër dhënjes së çmimit në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh Xiaobos.

XS
SM
MD
LG