Ndërlidhjet

Afganistan: Guvernatori vritet në xhami



Guvernatori i provincës veriore afgane Kunduz dhe 14 persona të tjerë e humbën jetën sot nga shpërthimi në një xhami në Afganistanin verior.

Guvernatori i Kunduzit, Mohamad Omar, merrte pjesë në faljen e së premtes në provincën fqinje Tahar, kur ndodhi shpërthimi.

Të paktën 20 persona janë plagosur. Policia tha se duket që bomba ishte vendosur në xhami.

Guvernatori Omar i kishte mbijetuar më herët dy atetate.
XS
SM
MD
LG