Ndërlidhjet

logo-print

Hungari: Rritet bilanci i viktimave nga mbetjet toksike



Shërbimet e shpëtimit në Hungari njoftuan se bilanci i të vdekurve nga ndotja me mbetjet toksike ka shkuar në pesë të vdekur.

Megjithëse shkencëtarët vlerësojnë se pasojat nga aciditeti do të jenë afatshkurtëra, shkalla e ndotjes me metale të rënda, veçanërisht me krom, ende nuk është përcaktuar.

Mbetjet toksike u derdhën të hënën pas çarjes së rezervoarit në një fabrikë të aluminit.

Vlerësohet se do të duhet një vit që të eliminohen pasojat, dhe kjo Hungarisë do të kushtojë dhjetra milionë dollarë.

Përkundër paralajmërimeve, në Danub nuk është vërejtur ndonjë shkallë e lartë e ndotjes.
XS
SM
MD
LG