Ndërlidhjet

logo-print

Antilet holandeze do të pushojnë së ekzistuari



Antilet holandeze, pjesë e Mbretërisë së Holandës në Detin e Karaibeve, prej të dielës do të pushojnë së ekzistuari sepse dy ujdhesat do të bëhen shtete të pavarura, ndërsa tri ujdhesat tjera komuna holandeze.

"Struktura e mbretërisë holandeze do të ndryshohet", tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Holandës, Thijs Manten.

Deri tash, mbretëria përbëhej nga Holanda dhe dy ish kolonitë e saj, Aruba dhe pesë ujdhesat të cilat i formojnë Antilet Holandeze.

Prej tash, mbretëria do të ketë katër pjesë: Holandën, Aruban, ujdhesën Kukarako me 150 mijë banorë dhe ujdhesat San Martin me 40 mijë banorë.

Banorët e Antileve u deklaruan për këto ndryshime në referendumet që u mbajtën në vitet e fundit.

"Përparësia e kësaj është se vendi që nuk funksionon mirë pushon së ekzistuari", tha Manten.

"Kjo do t'i nxjerrë këto ujdhesa nga borxhet dhe do t'u mundësojë një fillim të ri", tha ai.

Parashihet që qeveria e Holandës të marrë mbi vete 70 përqind të borxhit të Antileve, i cili vlerësohet në 1.7 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG