Ndërlidhjet

SHBA: Humben 95.000 vende pune në shtator



Ekonomia amerikane ka humbur 95 mijë vende pune muajin e kaluar.

Departamenti i Punës njoftoi se shkalla e papunësisë ka mbetur në nivelin 9.6 përqind.

Në sektorin privat janë hapur 64 mijë vende të reja pune, që janë shifrat më të ulta prej qershorit.

Autoritetet lokale kanë shkurtuar 76 mijë vende pune muajin e kaluar, shumica në arsim.

Në shtator, rreth 14.8 milionë njerëz ishin të papunë në SHBA, afro 100 mijë më pak se në gusht.
XS
SM
MD
LG