Ndërlidhjet

Japonia mundi Argjentinën 1-0



Japonia e ka mundur sot Argjentinën 1-0 në një fitore historike në ndeshjen miqësore futbollistike, e cila u kurorëzua me suksesin e parë për trainerin e ri, ish kreun e Milanit, Alberto Zakeroni.

Sulmuesi Shinxhi Okazaki e shënoi golin e fitores në minutën 19, ndërsa japonezët bllokuan shumë përpjekje të yllit të Barcelonës, Lionel Messi, për ta goditur rrjetën.

Kjo ishte fitorja e parë e përfaqësueses së Japonisë në shtatë ndeshjet e fundit ndërkombëtare
XS
SM
MD
LG