Ndërlidhjet

Beograd: Siguri maksimale gjatë vizitës së sekretares Klinton



Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se policia do të ndërmarrë masa të sigurisë të nivelit më të lartë gjatë vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Beograd.

Daçiq tha se shkalla e sigurisë do të jetë e njëjtë me atë që u zbatua gjatë vizitës së nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden.

"Gjatë vizitës së Hillari Klinton, policia do të ndërmarrë masa sigurie të nivelit më të lartë, dhe siguria do të jetë në nivelin maksimal", tha Daçiq.
XS
SM
MD
LG